LK: FC Shkupi e nis me këmbë të mbarë

SEDLOSKI: NJË HAP TURIT TË DYTË, POR KUJDES…

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi ka regjistruar një fitore komode 3:0 në ndeshjen e parë ndaj kampionëve të Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve. Ndeshja  kthyese  zhvillohet më 12 korrik në orën 18:00.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Trajneri i FC Shkupi, Goce Sedloski, ka mbetur i kënaqur me fitoren e mbrëmshme. Edhe pse realisht me një këmbë janë në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, Sedloski ka bërë thirrje për kujdes maksimal.

 “Urime lojtarëve, e dija që kishim një skuadër të mirë para nesh që luajti në Ligën e Konferencës vitin e kaluar, por ata e përmbushën atë që kërkova nga lojtarët e mi, edhe pse luajtëm 40 minuta me dhjetë lojtarë, nuk e bëmë. shënonim golin e katërt, edhe pse kishim raste. Jam shumë i kënaqur me rezultatin, por asgjë nuk ka përfunduar, pas paar vetes kemi edhe 95 minuta. Përgatitemi për ndeshjen e dytë, që do të luhet pas shtatë ditëve dhe mendoj se me këtë rezultat tanimë me një këmbë jemi në turin e dytë.Por duhet maksimalisht të përgatitemi për at ndeshjen atje”, deklaroi trasjneri i FC Shkupit Goce Sedloski

Nëse cdo gjë shkon sipas parashikimeve, në turin e dytë, FC Shkupi do të përballet me Dinamo Zagrebin. Me këtë fitore skuadra nga Çairi së paku ka siguruar play off-in në Konferencë Ligë dhe me siguri do të ketë edhe përfitime  të mëdha finansiare./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share