close
Sport

LK: FC Shkupi nis aventurën evropiane

Queven-Webb-768×384

SEDLOSKI: REZULTATI TË JETË POZITIV PËR NE

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll FC Shkupi, sonte do ta zhvilloj ndeshjen e turit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës të Lincoln RED IMPS FC nga Gjibralltari, në tentativë që me fitore t’i afrohet xhiros së dytë kualifikuese, raporton Klan M.

Skuadra nga Çairi në xhiron e parë ka një kundërshtar, I cili vitin e kaluar ishte senzacion duke u kualifikuar në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, kështu që kampionët e Maqedonisë së Veriut, sipas trajnerit Goce Sedlloski, nuk do të kenë detyrë aspak të lehtë.

“Parasegjithash ata janë një ekip i papërshtatshëm, mjaft agresiv, vrapojnë shumë, dijnë të mbrohen mirë. Por ne do të luajmë siç kemi luajtur gjatë gjithë sezonit. Rezultati të jetë pozitiv për ne dhe shpresoj se do ta realizojmë” – deklaroi Goce Sedloski, trajner i FC Shkupit.

Kapiteni I skuadrës, portieri Kristian Naumoski, pranon se ndeshja nuk do të jetë e lehtë, duke u zotuar se bashkë me futbollistët tjerë do të japin maksimumin në këtë ndeshje.

“Kemi marrë një rival të dëshirueshëm. Më I lehti nga të gjithë të mundshmit. Por nuk do të jetë e lehtë, sepse sezonin e kaluar Lincoln luajti grupe në Ligën e Konferencës. Do të bëjmë maksimumin për një rezultat pozitiv që do të na siguron kualifikim në raundin tjetër dhe të jemi të qetë në ndeshjen e kthimit” – tha Kristian Naumoski, kapiten i FC Shkupi

Ndeshja FC Shkupi – Lincoln RED IMPS FC, fillon në orën 20:45, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri austriak Sebastian Gishamer. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia