close
Sport

LK : SONTE NDESHJA FINALE PARA-KUALIFIKUESE

DRITA gjilan

Kampioni I Kosovës në futboll Drita e Gjilanit, sonte do të luajë ndeshjen e fundit të fazës para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Gjilanasit pas fitores ndaj Inter Escaldes të Andorrës, takohet në një test të vështirë kundër kampionit të Irlandës Veriore, Linfield.

Është një ndeshje aspak e lehtë për djelmoshat e trajnerit Ardian Nuhiut, të cilët megjithatë kanë premtuar se do të japin maksimumin në fushë.

Por, trajneri Nuhiu nuk do ta ketë në dispozicion lojtarin kryesor Hamdi Namani, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 gjatë testeve të djeshme, ndërsa Bujar Shabani dhe Fidan Gërbeshi vijojnë të mbeten në vetizolim pavarësisht se kanë rezultuar negativ në testin e dytë.

Fituesi mes Dritës dhe Linfield, do takohet me Legia e Varshavës në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ndeshja Drita – Linfield, luhet në “Colovray Stadium” të Nyon-it në Zvicrës me fillim në ora 18:00./Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia