MESSI MUNGON KUNDËR DINAMO KIEVIT
Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet javës së katërt në fazën e grupeve E,F,G dhe H. Dy takimet e sotme të Grupit E, do nisin në orën 18:55, dhe atë Krasnodar – Sevilla dhe Rennes – Çellzi . Dy skuadra mysafire Sevilla dhe Çellzi kryesojnë grupin E me nga 7 pikë, ndërsa ekipet vendase Rennes dhe Krasnodar kanë vetëm nga një pike.
Në gjatë përballjet tjera mund të veçohen takimet Dinamo Kiev – Barcellona dhe PSG – RB Leizpig. Katallonasit në tre ndeshjet e para kanë të fituara 9 pikë maksimale dhe ndeshja në Kiev është një sfidë e radhës në grupin G edhe pse do të luajnë pa yllin e tyre Messin.
Në ndeshjet katër ndeshjet tjera që lihen sonte në orën 21:00, takohen: Juventus – Ferencvarosh, Lazio – Zenit, Mançester Junajted – Basaksehir dhe Borussia Dortmund – Club Brugge. /KlanMacedonia