close
Vendi

Llambe Allabakovski dërgohet në arrest shtëpiak

lambe-alabakovski1-750×430

Këshilli Gjyqësor i Gjykatës Themelore në Manastir ka ndryshuar masën që i ka shqiptuar dy ditë më parë nga paraburgim në arrest shtëpiak këngëtarit LLambe Allabakovskit, i cili akuzohet për vënin flakë të portës hyrëse të klubit bullgar “Vanço Mihajllov” në Manastir. Kjo masë erdhi si rrjedhojë e ankesë së avokatit të tij sot, kërkesë që është pranuar nga Gjykata Themelore e Manastirit.

Këngëtari që të shtunën i vuri zjarrin klubit bullgar në Manastir, pasdite ka dalë nga paraburgimi i burgut të Manastirit dhe u dërgua te banesa e tij ku do të mbajë dhe arrestin shtëpiak.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia