Llojan – Miratoc, kufiri që ”vështirson” edhe martesat (VIDEO)

HAPJA E KUFIRIT VAZHDIMISHT PREMTOHET, BANORËT NË PRITJE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Nga kjo rrugë u desht të kalojnë krushqit sot, por për shkak të mos hapjes së pikes kufitare Llojan-Miratocë, krushqit do të duhët të udhëtojnë 40 kilometra rrugë, distance ndërmjet Llojanit dhe Miratocit është vetëm tre kilometra rrugë, raporton Klan M.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

– U njohem në Belgjikë, e tani për me marr nuse duhet me i kalu kufijtë, kufiri në Llojan është i mbyllur e patjetër të kalojmë këndej.

– Sa kohë u desht për të kaluar këtë kufij?

– Një ose dy orë është minimum, tani patëm fat e kaluam shpejtë por minimum dy orë.

– Ne që jemi martuar me kufij, duhet me shku në Kumanovë ose në Shkup, duhet çdo herë me prit në kufij, e kemi 5 minuta larg duhet të presim dy orë, kemi edhe familjarë në Llojan por për këtë shkak nuk shihemi shpesh.

– Në vend së të bëni 3 kilometra keni bërë 40 kilometra.

– 40 kilometra i kaluam, ky kufi është mbyllur për shkak së nuk ka serb as në fshatin Miratocë e as në fshatin Llojan.

– Kësaj radhe fati është i yni, para një jave pritëm edhe 4 orë, kjo është malltretim, politikanët nuk janë duke punu sa duhet.

– Gjithsesi urime martesa e djalit.

– Faleminderit.

Përveç problemit të vizitave familjare, ndërmjet Miratocit dhe Llojanit, banorët e Llojanit u shprehen se për 18 vite nuk mund të punojnë tokat e tyre, ky është edhe një problem tjetër për mos hapjen e kuririt.

“Nga Miratoci ka banor që kanë toka, por edhe nga fshati jonë kanë tokë andej. Ndërsa tash është vendosur një gardh. Njëzet vite s’kam dal ta punoj tokën andej. Si të dal ta punoj? Ashtu ka mbetur. Edhe ato kanë toka në anën tokë u ka mbetur dhe nuk e punojnë. Ky është një problem”.

“Llojanin me Miratocin i ndanë vetëm tre kilometra rrugë, kjo do të ishte pika kufitare e cila do t’ua lehtësontë rrugëtimin këtyre banorvë, ndërsa për të vizituar njëri-tjetrin banorët e LLojanit dhe të Miratocit duhët të bëjnë 40 kilometra rrugë.” /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share