Llojan – Miratoc: Premtimi që s`po zbatohet në terren

NUK KA NJË PËRGJIGJE SE KUR DO TË NIS FUNKSIONIMI I KËSAJ PIKE KUFITARE

Kufiri Llojan – Miratoc midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë , nuk është hapur pavarësisht premtimeve nga qarqet zyrtare të të dyja vendeve. Ende nuk ka një përgjigje se kur do të nis funksionimi I kësaj pike kufitare, që do të lehtësonte lëvizjen dhe shkurtonte rrugën në të dy anët e kufirit, raporton Klan M.

Në Shkurt të këtij viti dy Ministrat e Jashtëm të RMV-së dhe Serbisë, Bujar Osmani dhe Nikola Selakoviq vizituan këtë vendkalim kufitar. Nga ky takim, sic njofton KlanM, doli komunikata se Marrëveshja për vendkalimin kufitar Llojan – Miratoc ishte nënshkruar në Dhjetor 2019, kurse pritej harmonizimi I protokollit për mënyrën e zbatimit të kontrolleve kufitare në vendkalimin e përbashkët kufitar, për cka më pas do të ndërmerren edhe aktivitete konkrete për hapjen e kësaj pike kufitare.

Derisa autoritetet e dy vendeve vazhdojnë të promovojnë atë që quhet qarkullim I lirë I njerëzve dhe mallrave në kuadër të projektit ONE STOP, sic njofton KlanM, ky vendkalim kufitar mbetet I mbyllur. Autoritete e vendit ende nuk kanë një përgjigje se kur do të fillojë të funksionojë.

“Për Llojanin, po punohet në të gjitha ato projekte për hapjen e pikave të reja kufitare me shtetet fqinjë dhe paralelisht po punohet për përshpejtimin apo implementimin e ketyre pikave të njohura si one Stop shop, për momentin nuk mund të them kur do të hapet kjo pike kufitare sepse nuk varet vetem nga ana jonë. Këto janë marrëveshje dypalëshe, qëllimi i qeverisë dhe vendeve fqinje për të gjitha këto iniciativa është rritja e fluksit dhe kalimeve të reja kufitare. – tha Slavica Kutirova – drejtore e doganave

Mos`hapja e vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë detyron banorët jo vetëm të fshatrave kufitare, por të tërë kësaj zone, të bëjnë mbi 40 kilometra rrugë për ta vizituar njëri-tjetrin. Që ironia të jetë më e madhe, distanca midis dy fshatrave është vetëm 3 kilometra. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share