close
Screenshot_7

Më shumë mësues sesa nëxënës


Shkolla, Ambulanca, Rrugët janë disa nga çështjet problematike me të cilat hasin banorët e fshatit Llumnicë të komunës së Vrapçishtit, ku të njëjtat e vështirësojnë mënyrën e jetës për ata pak banorë që kanë ngelur. Për momentin banorët e kultivojnë blegtorinë dhe bujqësinë, për të siguruar jetesës, ndërsa migrimi është kryefjala që këtë fshat e bën të shuhet dal nga dal.

Me 13 nxënës dhe 11 mësues po zhvillohet mësimi në shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Llumnicë të Komunës së Vrapçishtit. Nga gjithsejt 130 shtëpi, vetëm 10 shtëpi janë të banueshme për momentin. E gjithë kjo pasi shumica  e banorëve kanë marr rrugën e mërgimit.

Sipas banorëve institucionet ua kanë kthyer shpinën dhe presin me shpresë që ky fshat malor i lënë nën harresë një ditë të lulëzojë. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia