close
Vendi

LOJË NË “PLAY STORE”: KRYEPROTAGONIST KRYEMINISTRI ZAEV

1832DD47-75CE-479D-B379-BB71CF1AAB6E

Në aplikacionin e njohur “Play Store”, dedikuar kërkimeve për aplikacione dhe lojëra për Android, është paraqitur një lojë me pamjen e Kryeministrit Zaev.

Qëllimi I lojës është që të tubohen sa më shumë vaksina, kurse nëse arrini të tuboni vaksinat kyçet tingulli “Fajzer vaksajns”.

Është interesante se në pjesën e poshtme të lojës shkruan “Rruga drejt BE-së” kurse në prapavijë është përmendorja e Lekës së Madh.

Sipas informacioneve, kjo lojë në Play Store është lëshuar më 24 Shkurt të këtij viti me madhësi prej 2.9 megabajtë. Për këtë lojë ju nevojitet një smartfon me sistem operativ Android dhe me versionin minimum 4.3. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia