Lojërat mesdhetare: RMV-ja merr pjesë me 77 sportistë

ATLETJA DRITA ISLAMI: BESOJ SE DO TË KALOJ NË FINALE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

 Duke filluar nga dita e sotme e deri më 5 korrik ,në Oran të Algjerisë mbahet edicioni i 19-të Lojërat Mesdhetare. Në këtê manifestim të madh sportiv do të garojnë 3390 sportist  nga vendet e ndryshme , ndërsa Maqedonia e Veriut do të prezantohet me 77 sportist në sportet individuale si dhe në hendboll e volejboll.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në mesin e 77 sportistëve nga Maqedonija e Veriut janë edhe katër atletët më mirët në vend si Dario Ivanovski, Andreas Trajkovski, Jovan Stojoski dhe Drita  Islami  e  cili do të garon në 400 metra me pengesa. Drita Islami para nisjes për Lojërat Mesdhetare ,ekskluzivisht për Televizion  KlanMacedonia deklaroi

 Për mua kjo do të jetë pjesëmarrja e dytë në Lojëra Mesdhetare pasi që, pasi që edicionin e kaluar që është mbajtur në Taragona kam marrë pjesë edhe isha e 9, për pak nuk munda të kualifikohem në finale sepse 8 shkojnë në finale. Kështu në këtë edicion jam edhe më e përgatirur edhe besoj se do të kaloj në finale, pastaj besoj se me rezultatin që kam arrit vitin e kaluar 57.50, në disciplinën 400 metra me pengesa do të jem me medalje”, de klaroi atletja Drita Islami pjesmarrëse në Lojërat Mesdhetare

 Duke pasur para sysh përvojën e madhe të saj, Drita Islami,e  cila  do të  garon më 30 qershor , pretendon të kualifikohet në finale.

Po patjetër, në finale po se po, jam e përgatitur për finale në top 8, mirëpo me 57 synoj edhe medalje, sepse aq ka qenë medalja në garat e kaluara kështu që besoj që ta jap më të mirën time, të arrij të vrapo kohën time më të mirë, të shënoj një rekord të ri shtetëror, dhe pse jo të kthehem edhe me medalje”,deklaroi atletja Drita Islami pjesmarrëse në Lojërat Mesdhetare

Kujtojmë se në qyetetin Oran të Algjerisë, do të garojnë 3.390 sportist, ndërsa Maqedonia do të ketë përfaqësues në sportet e hendbollit dhe volejbollit, në dy konkurencat, dhe poashtu edhe në taekvondo, xhudo, karate, mundje, not, qitje me pushkë, atletikë dhe skermë./KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share