close
Top LajmeVendi

LOKALET “MBYLLIN DYERT” PËR TË PAVAKSINUARIT

ugostitelski-objekt-1

QYTETARËT: TË VAKSINOHEMI TË MBROJMË SHËNDETIN

Nga dita e sotme qytetarët duhet të posedojnë certifikatë për dy doza të pranuara të vaksinës për tu futur në ambiente të mbyllura dhe të hapura, objektet mund të frekuentohen edhe nëse qytetarët kanë dëshmi se e kanë kaluar koronavirusin në 45 ditët e fundit.

Shumë restorane thonin se e kanë të vështirë ti bindin qytetarët që të respektojnë këtë masë, shpesh përballen edhe me refuzim të klientëve të cilët tradicionalisht kanë vizituar localet e tyre.

Ky vendim për neve është I vështirë, ne nuk mundemi ti bindim myshteritë në rast se vijnë dhe nuk e pranojnë se duhet me dy doza të ulen. Shumica nuk kanë të parën dozë e le të dytën.Myshteri të regullt I kemi kthyer dhe jemi ndjerë keq si personel. Jo puna është përfaërsiht gjysë më gjysëm, ka ra shumë.

Pronarët e lokaleve bëjnë thirrje që qyetarët të respektojnë masat dhe të vaksinohen masovikisht.

Duhet , ata që nuk I kanë nuk duhet ti pranojnë patjetër me pas vaksina në mos kenë nuk munden , se dënohemi dhe ne. Po duhet me e marr atë që është me ligj.

E ndërkaq thirrje për ndërgjegjësim dhe vaksinim masiv ka bërë për të disatën herë edhe minstri Filipce.

VENKO FILIPÇE MINISTËR I SHËNDËTËSISË

“Në momentin kur u vendos masa prej 500 mijë të vaksinuar, numri i të vaksinuarve u rrit për 700. Që do të thotë për dy deri në tre javë janë vaksinuar 200 mijë qytetarë. Dhe pastaj sërsih ra interesimipër vaksinim. Duhet ta dinë qytetarët me ndërgjegjjen dhe përgjegjësinë e tyre japin kontribut të madh”.

Qytetarët që takuam në qytet, këtë masë e cilësuan sit ë domosdoshme për mbrojtje të shëndetit publik.

“Shkëlqyeshëm, duhet të kihet kujdes, duhet të vaksinohen, asgjë е frikshme nuk është”

“Jo është shumë mirë, për mbrojtjen e popullit dhe familjes. Sa ma shpejt të vaksinohen , për mbrojtje të familjes nipnive e mbesave”

“Ka nevojë edhe duhet me dalë jashtë kufirit, Zoti mos e bëftë dicka duhet të jemi të pregaditu për cdo gjë, por është mirë edhe masat për hapsirat publike.

Ju a jeni vaksinuar?

“Po me të dy dozat Pfizer, edhe familja ime gjithashtu”

“Mendoj se dy doza janë të nevojshme, mjaftojnë, për të tretën është pak herët, kemi njerëz që nuk e kanë marr as të parën as të dytën, ata duhet të jetojnë, duhet të dalin, duhet ti kryejnë nevojat e veta, po kanë nevojë edhe për kafe”

Sipas numrit të vaksinave të administruara 39% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, kurse 38% e tyre ka marrë dy doza vaksine./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia