close
Top LajmeVendi

LOKALET: ORARI I PUNËS DERI 23.00, DO TË SILLTE BENEFITE

ugostiteli-kafic

OPH KËRKON NDIHMË TË VEÇANTË PËR SEKTORIN E HOTELERISË


Lokalet I janë kthyer orarit që e kishin para 18 Dhjetorit, kur hynë në fuqi masat anti-covid në prag të festave të fundvitit. Pronarët e tyre shprehen se orari I punës duhet të rritet deri ora 23.00. Ndërkaq, Oda e Hotelierëve është në pritje të takimit me përfaqësues të Qeverisë rreth pakos së pestë të masave anti-krizë.

Pas orës 18.00, kështu duken lokalet nëpër të gjitha qytetet e vendit.

Nga 18 Dhjetori I vitit të kaluar, për shkak të festave të fundvitit, ata punonin deri ora 18.00. Nga 21 Janari orari I tyre kthehet deri ora 21.00.

“Vendimi i Qeverisë, që objektet gastronomike të punojnë pas orës 18.00 respektivisht deri ora 21.00, pas do t`ua lehtësojë punët në aspekt të organizimit

ILIRJANA TAHIRI – MENAXHERE LOKALI

“Deri ora 18.00 ishte pak më ngushtë puna, nuk kishim mundësi të organizohemi më mirë. Deri 21.00 është mirë edhe për njerëzit edhe për Ne për mbarëvajtjen e punës”  

Autoritetet e shëndetësisë në vend nuk përjashtojnë mundësinë që orari I tyre të zgjatet edhe deri ora 23.00. Menaxherët e lokaleve thonë se cdo zgjatje e orarit të punës do të ishte e mirëseardhur.

ILIRJANA TAHIRI – MENAXHERE LOKALI

“Sa më shumë që na lehtësojnë punës është më mirë për ne. Deri ora 23.00 do të ishte shumë më mirë, do të kishte lëvizje. Për ne do të ishte më lehtë edhe organizimi dhe renditja e punëve”

Oda e Pavarur e Hotelierëve kishte kërkuar përkrahje të vecantë e të drejtpërdrejtë për industrinë hotelerike dhe mbajtjen e një takimi pune me Qeverinë, më së voni deri më 25 Janar. Ky reagim I tyre erdhi pas vlerësimit të hotelierëve se Qeveria me masën e parë të pakos së pestë anti-krizë, anëtarëve të Odës Ekonomike të Maqedonisë u ka ndarë 162.4 milion euro, kurse lokaleve, me vendim të përkohshëm ua kufizon orarin e punës. Ata I kanë bërë thirrje Zv/Kryeministrit për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, që të saktësohet termini I takimit ku do të shqyrtoheshin kërkesat e kësaj industrie. Zv/Kryeministri Bytyqi, kohë më parë u shpreh I gatshëm për takim, duke vlerësuar se në pakon e parë dhe të dytë anti-krizë ka pasur masa të vecanta për sektorin e hotelerisë dhe se në këto momente të vështira të gjithë duhet të kenë mirëkuptim për pritjet dhe mundësitë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia