close
Bota

LONDËR: BREXIT-ti NXIT EKZILIN BRITANIK

Askush nuk do ta besonte se brezat pasardhës të refugjatëve hebrenj të cilët ikën drejt Britanisë së Madhe për të shpëtuar nga shfarosjet naziste, tani do të detyrohen të kthehen atje prej nga dikur kishin ikur – në Gjermani, ku edhe po kërkohet shtetësia e këtij vendi.
Paqartësitë politike dhe konfuzitet ekonomike e finaciare , që kanë ardhur si pasojë e Brexit-it,  kanë çuar në një rritje te numrit të britanikëve të cilët kërkojnë të bëhen shtetas të vendeve të tjera të BE-së.
Për momentin Islanda është vendi më i kërkuar i tyre, por nuk mungojnë aplikimet për nënshtetësi të ndryshme edhe në vendet tjera europiane, anëtare të Unionin Europian.
Procedura për t’u bërë zyrtarisht pjesë e kombit gjerman ndjek parimin që njëri nga prindërit të ketë patur paraprakisht nënshtetësinë  gjermane. Për këtë qëllim ambasada gjermane në Londër ditëve të fundit  ka marrë një numër në rritje të kërkesave për informacion mbi shtetësinë e pasardhësve te refugjatëve që jetojnë në Britani, duke përfshirë hebrenjtë, familjet e të cilëve u ikën nazistëve.
Arsyet kryesore përse ata po kërkojnë largimin, janë pasiguria ekonomike dhe shqetësimi për shpërthimin e ksenofobisë që ka shoqëruar Brexit-in. Kjo i kishte nxitur ata që të votojnë me shumicë dërrmuese, refuzimin e daljes nga BE. Ndërkohë edhe  1.2 milion britanikë që jetojnë në Evropë, janë në tentativë  për të marrë pasaporta nga shtetet  ku banojnë.
Një vend tjetër, si Belgjika, gjithashtu, po bëhet cak i kërkesave të shumta të britanikëve për të marrë nënshtetësinë e saj. Kështu, mund të thuhet edhe për 24.000 qytetaarë të Mbretërisë së Bashkuar, kryesisht të atyre që punojnë në institucionet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Bruksel , të cilët po mësyejnë zyrat e adminstratës me aplikimeve për pasaportë vendase. /TvArt&Agjencitë/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia