close
Bota

LONDËR: BRITANIA NË KËRKIM TË NEGOCIATORËVE TË HUAJ

hammond

Britania është duke kërkuar negociatorë të huaj për ta ndihmuar që të sigurojë marrëveshje të reja tregtie pas votimit të 23 qershorit ku qytetarët britanik votuan për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Lajmi është konfirmuar nga kryediplomati britanik, Philip Hammond: “Nuk mendoj se mund të rekrutojmë vetëm britanikët (për këto negociata)”, i ka thënë Hammond, BBC dhe ka shtuar “nëse mund të gjejmë australianë, amerikanë që kanë aftësi të larta të negociimit për tregti, ne duhet t’i rekrutojmë ata”. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia