close
Bota

LONDËR: KRITIKA NË ADRESË TË KAMERONIT

no thumb

Në Britani, Këshilli i Bamirësisë për refugjatët ka kritikuar ashpër kryeministrin britanik Dejvid Kameron për deklaratat lidhur me krizën e emigrantëve në kanalin e La Manshit në kufi me Francën.

Gjatë një interviste televizive, Kameron i quajti emigrantët një tufë refugjatësh që kalojnë nga Mesdheu. Anna Musgrave, menaxhere në Këshillin e Refugjatëve tha se gjuha e kryeminsitrit ishte e  papërgjegjshme.  Rreth dy mijë emigrantë tentuan të kalojnë Eurotunelin në orët e vona të së enjtes në kërkim të një jete më të mirë. Policia franceze njoftoi se 30 persona u arrestuan dhe një mijë të tjerë u mbajtën me forcë.

Emigrantët janë strehuar në kampe rreth qyetetit të Kales, duke e bërë portin verior të Francës një nga vijat e frontit me krizën më të madhe të emigrantëve të Evropës së bashku me ishujt italianë dhe grekë, të përdorura si pika hyrjeje për të gjithë ata njerëz që kanë kaluar Mesdheun nga Afrika apo Lindja e Mesme.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se trafiku i mallrave dhe udhëtarëve përmes tunelit hekurudhor është ndërprerë në javët e fundit pasi emigrantët e dëshpëruar tentojnë të hyjnë në Britani nëpërmjet kamionëve dhe trenave që udhëtojnë nga Franca në drejtim të Anglisë. /Agjencitë e lajmeve/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia