close
Bota

LONDËR: MBLEDHJA E FUNDIT E KABINETIT CAMERON

sfsfs-2-780x439_1

 

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, kryeson sot takimin e fundit të kabinetit, pasi prej nesër udhëheqjen e qeverisë do ta marrë Theresa May.

Po nesër, Cameron do t’ia paraqesë dorëheqjen Mbretëreshës Elizabeta, ndërsa May pritet të emërojë ekipin e saj ministror. Sekretarja aktuale e Mbrojtjes, Tereza Mej,  ka thënë se është e nderuar që merr përsipër këtë detyrë dhe se do të nxjerrë sukses nga dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Rrjedhimisht, David Cameron i cili është kryeministër që nga viti 2010, vendosi të tërhiqet nga posti pasi britanikët me shumicë votash u deklaruar për daljen nga Bashkimi Evropian, një opsion ky i kundërshtuar nga zoti Kameron. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia