close
Top LajmeVendi

LONDËR: TAKIM PËR STABILITETIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

osmani-3

OSMANI DHE TRAS: INTEGRIMI EVROPIAN DO TA TRANSFORMOJË RAJONIN

Sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht kërcënimet për ndarje të reja në Bosnjë e Hercegovinë, siç vlerëson Londra, janë temë e takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme me Liz Tras, Sekretare për Punë të Jashtme e Britanisë së Madhe, në Londër. Në takimin e zhvilluar ndaras Ministri Bujar Osmani u përqëndrua te pengesat në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Rreziqet për stabilitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës janë tema kryesore në takimin e gjashtë shefave të diplomacive nga Ballkani Perëndimor me Ministren Britanike të Punëve të Jashtme, Liz Tras. Vlerësimi në Londër është se në rajon sërish ka “tensione serioze”, ndërsa përfaqësuesi i lartë i sapoemëruar për Bosnjën, politikani gjerman Kristijan Shmid paralajmëroi se vendi është para “krizës më të rrezikshme ekzistenciale në kohët e fundit që i kërcënohet me ndarje të reja”.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME, BRITANI E MADHE

“Mbretëria e Bashkuar punon me partnerët ndërkombëtarë për t’u përballur me kërcënimet në emër të stabilitetit, që të ruhet përparimi demokratik i arritur vështirë në 26 vitet e fundit.”

Në fillim të muajit edhe Britania e Madhe emëroi përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ish udhëheqësi i komitetit ushtarak të NATO-s, marshalli Stjuart Piç, si demonstrim i qartë i dëshirës së Londrës për mbrojtjen e demokracisë dhe lirive në rajon. Në takimin e zhvilluar ndaras në mes Liz Tras dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është konstatuar nevoja për transformim evropian të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Evropës.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME, RMV

“Perspektiva evropiane dhe euroatlantike mbeten forca kryesore lëvizëse për transformimin e të gjitha vendeve të rajonit  në shoqëri demokratike dhe të zhvilluara ekonomikisht dhe në këtë drejtim hapja e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të gjithë kontinentit.”

Shkupi dhe Londra kanë lidhje tregtare dinamike, por edhe bashkëpunim shumëvjeçar ushatarak, dypalësh dhe në korniza të NATO-s./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia