close
BotaTop Lajme

LONDËR: TENSIONЕ MES ALEATËVE NË SAMITIN E NATO-s

Screenshot_7

Makron, Tramp dhe Erdogan – të gjithë me qëndrime të ndryshme rreth të ardhmes


Dallimet në mes aleatëve të NATO-s për çështje madhore kërcënohen të hedhin hije në ngjarjen kryesore të samitit që vazhdon në Londër – 70-vjetori i ekzistimit të Aleancës. Donald Tramp e kundërshtoi Emanuel Makron, rreth diagnozës së tij për NATO-n si “organizatë me vdekje të trurit”. Shumica e lidërve janë kundër ofenzivës ushtarake të Turqisë në Siri dhe blerjes së armëve ruse. Në deklaratën e përbashkët megjithatë pritet që 29 anëtaret e NATO-s do të gjejnë qëndrim të përbashkët në raport me kërcënimet në botën moderne.

Takimi i ditëlindjes i mirëorganizuar ndoshta u planifikua të tregojë unitet në organizatë, por liderët e vendeve anëtare të NATO-s nuk mundën t’i fshehin dallimet e thella ndërmejt tyre. Temat kryesore në takimin e sotëm treorësh janë çështje si sajber – sulmet, shpenzimet, sfidat në Kinë dhe gatishmëria luftarake. Që mbrëmë, para darkës në Samit , u imponuan edhe çështje të tjera të rëndësishme – dallimet rreth funksionimit të organizatës, në mes presidentit francez Emanuel Makron dhe atij amerikan Donald Tramp, si dhe kërcënimi i Turqisë se do t’i kundërshtojë planet për mbrojtje të Baltikut nëse aleatët e NATO-s nuk pajtohen me definicionin turk për grupet kurde në Siri – si terroristë. Nikoqiri i  takimit, kryeministri britanik Boris Xhonson para takimit vlerësoi se megjithatë “ka shumë më tepër që bashkon se sa ndan në NATO”.

“Bazat e NATO-s janë të forta si shkëmb, më vjen mirë që të gjithë erdhën në 70- vjetorin e themelimit. Arsyeja që NATO është kaq e suksesshme është se siguron paqe dhe siguri në 29 vende, për një miliard njerëz, përmes një koncepti shumë të thjeshtë, ky është betimi se do të mbrojmë njëri-tjetrin, një për  të gjithë, të gjithë për një.” –shprehet Boris Xhonson, Kryeministër i Britanisë së Madhe.

Mbrëmë presidenti amerikan Donald Tramp i vlerësoi si pa shije vërejtjet e kolegut të tij francez Emanuel Makron, i cili deklaroi se “aleanca është me vdekje të trurit” pas tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, të cilët gjatë “erërave dhe sulmeve turke” i lanë trupat kurde – aleatë të fuqive perëndimore kundër Shtetit Islamik. Sot lidërët e 29 vendeve anëtare të NATO-s, plus delegacioni i Maqedonisë së Veriut si anëtarë e 30-të, pritet që të publikojnë një deklaratë që do t’i theksojë angazhimet e përbashkëta dhe do të tregojë se NATO u përshtatet kërcënimeve moderne në botë. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia