close
Ekonomi

LONDËR, TREGJET FINANCIARE PËRBALLEN ME EFEKTET E PARA PAS BREXIT

largea_a0759cd5-1826-4ad8-9573-76f4eb52ea631467801301

Efektet e para konkrete në planin ekonomik pas Brexit u pasuan me frikën e pastabilitetit të sistemit bankar italian duke ngjallur panik në mesin e investitorëve mondialë me rënien e Bursave dhe një zhvlerësimi të ndjeshëm të stërlinës.

Sterlina theu pragun simbolik prej 1,30 dollarë kundrejt një paundi britanik për vijuar sërish sot me rënie në 1,29, niveli i saj më i ulët prej mesit të vitit 1985.

Stërlina shënoi rënie në nivelin e saj më të ulët prej 31 vitesh kundrejt dollarit duke u shoqëruar edhe me zhvlerësimin e euros, ndërsa rriten shqetësimet mbi pasojat e votës pro daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Të hënën dhe të martën tre kompani britanike të pasurive të patundshme kanë pezulluar menjëherë veprimtaritë e tyre përballë fuksit të tërheqjes së kërkesave të investitorëve të shqetësuar.

Rritja e sektorit të shërbimeve, mjaft i përhapur në Britaninë e Madhe shënoi një ngadalësim të theksuar në muajin qershor, sipas të dhënave të përpiluara përpara dhe pas votës historike të 23 qershorit ku Mark Carney, guvernator i Bankës Britanike i gjithëpranishëm pas

referendumit në përpjekje për të qetësuar tregjet, një ditë më parë nxiti bankat për të hapur portat në mbështetje të ekonomisë britanike nga frika e një recesioni të mundshëm. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia