close
Bota

LONDËR: VRITET NJË GRUA DHE PLAGOSEN SHUMË PERSONA

36DC2E2500000578-3722796-image-a-2_1470287387689

Pas një sulmi me thikë që u ndërmor nga një 19-vjeçar në sheshin Rasëll në Londrë, një grua e moshuar ka humbur jetën ndërkohë që 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autoritetet kanë mundur të vënë në pranga autorin por ende nuk dihen motivet e këtij agresioni. Në komunikatën paraprake, zyrtarët e policisë nënvizuan se kanë dyshime mbi qëndrueshmërinë mendore të sulmuesit, por nuk kanë përjashtuar as mundësinë e një sulmi terrorist.

Një grua dhe katër burra janë në rradhët e të plagosurve dhe po marrin trajtimin e nevojshëm shëndetësor. Ende nuk dihet se cilat mund të kenë qënë shkaqet e këtij sulmi të dhunshëm, por zyrtarët e Policisë njoftuan se i dyshuari mund të ketë probleme mendore. Megjithatë, hetimet nuk kanë përfunduar dhe autoritetet nuk kanë preferuar që të mbyllin asnjë pistë të mundshme. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kryebashkiakut të Londrës, Sadik Khan, i cili fillimisht shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës dhe personave të plagosur. Ai kërkoi që qytetarët të qëndronin të qetë, por edhe vigjilentë pas këtij agresioni tronditës.

Ngjarja në këtë zonë të populluar të Londrës vjen në një kohë kur autoritetet sapo kishin përforcuar masat e sigurisë për të rritur vigjilencën ndaj dhunës së ekstremistëve, në kushtet kur shumë shtete evropiane janë goditur nga sulme të ngjashme. Autoritetet pritet që shumë shpejt të dalim me një komunikatë zyrtare për të bërë të ditura përfundimet e tyre. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia