close
Sport

LOV “TOKIO 2020”  DO TË ANULOHEN APO JO?

Tokio-2020-1

VENDIMI PRITET TË MERRET BRENDA DISA JAVËSH


Tokyo 2020 pritet të jetë viktima e radhës e mallkimit që çdo 40 vjet e presin Lojërat Olimpike, siç ka ndodhur në vitin 1940 për shkak të Luftës së Dytë Botërore dhe Lojërave Olimpike në Moskë në vitin 1980 që u prek nga bojkoti i Luftës së Ftohtë.

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të dielën zhvilloi një mbledhje ku diskutoi për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që janë caktuara  të fillojnë më 24 korrik.

Vendimi përfundimtar do të marrë disa javë kohë dhe idea është që gjithësesi të zhvillohen brenda këtij viti. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pritet të dalë në një përfundim pas diskutimit me organizatorët dhe qeverinë japoneze.

Emergjenca koronavirus po sjell shqetësim në shumë vende të botës dhe shumë turne kualifikues të olimpiadës janë pezulluar.

Kjo situatë ka sjellë probleme edhe për aktivitete të tjerë të rëndësishëm mes tyre edhe Kampionati Europian i Futbollit që u do të mbahet në verën e 2021. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia