close
LS

ZBULONI PROTAGONISTËT DHE ÇFARË NDODHI NË “VILËN E DASHURISË”

Love Story rikthehet në ekranin e Televizionit Klan. Sezoni i dytë i spektaklit të dashurisë ngre siparin të hënën (15 Nëntor) në orën 20:10 live nën moderimin e Alketa Vejsiut dhe regjisores Vera Grabocka.

Love Story 2 premton shumë surpriza dhe të papritura nga autorja e programit, Ilda Lumani.

20 konkurrentë do të luftojnë për të fituar zemrën e dy fronistëve. Por cilët janë protagonistët e këtij edicioni të dytë? I pari tashmë është zbuluar dhe ai është Kristi, djali i Robert Aliajt.

Emocionet do të jenë edhe më të mëdha, pasi njësoj si dhe vitin e kaluar, Robert Aliaj do të jetë opinionist, por këtë herë do të duhet të gjykojë edhe djalin e tij.

Ndërsa protagonisti i dytë është një vajzë. Ajo që dimë deri tani është fakti se punon si stjuardesë dhe ka përfunduar studimet për financë. Për të mësuar se cila do të jetë ajo, do të duhet të presim deri të hënën.

Një tjetër surprizë e edicionit të dytë është edhe opinionisti i tretë. Përveç Robert Aliajt dhe Jerina Lalajt, e cila ishte pjesë e Love Story edhe sezonin e kaluar, një person i tretë do t’i bashkohet këtij paneli. Ky opinionist vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës direkt e në studion e Love Story 2 që nis të hënën në orën 20:10 vetëm në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan.

Këtë herë formatit të dashurisë i shtohet edhe një program ditor në Tv Klan në moderimin e Eni Shehut çdo ditë nga e hëna në të premte prej datës 16 Nëntor në orën 16:05 fillon “Love Story Talk” me dy opinionistet Zhaklina Lekatari dhe Xhensila Pere. /tvklan.al

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia