close
Vendi

LR-PDSH: VOTUESIT E DIASPORËS NUK GUXON TË FSHIHEN

LRPDSH-press-640×358

Lëvizja Për Reforma PDSH mbajti konferencë për shtyp ku ndau informacione për opinionin publik gjegjësisht për të bërë distinkcion të qartë mes votuesve  fiktiv dhe diasporës, dy kategori të ndryshme që nuk përkojnë me njëra-tjetrën dhe nuk guxon që edhe mëtej të trajtohen si e njëjta gjë.

Zëdhënësi i Lëvizjes për Reforma PDSH, Agon Ferati tha se ata  në vazhdimësi ka apeluar për vëmendje më të madhe të aktorëve politik shqiptar pjesëmarrës në negociata, për angazhim më të madh dhe mbrojtje të votuesve shqiptar, dhe asesi të bëhen palë me manipuluesit. Ferati publikoi procesverbalet e mbledhjeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhorë  që kanë ndodhur në muajin Mars dhe Prill të vitit 2016 ku u citua ish-deputetja e VMRO-DPMN-së aktualisht anëtare e Komisionit Shtetëror Zgjedhorë Silvana Boneva e cila siç u citua  ka konfirmuar ekzistimin e votuesve fiktiv duke potencuar se “ mbi 300.000 votues janë jokonzistentë dhe nuk gjenden në bazën e të dhënave të institucioneve të kontrolluara,”.

Kuvendi ditë më parë miratoi ndryshim-plotësimet në Kodin Zgjedhor për të cilën u morën vesh katër partitë kryesorë. Me këtë vendim parashikohet që 171 mijë votues nga diaspora të zhvendosen si pjesë shtesë në Listën Zgjedhore, kurse 39 mijë votuesve që kontestohen nga Lidhja Social Demokrate të ju jepen dy mundësi që të konfirmojnë të drejtën e tyre të votës në Komisionin Shtetëror Zgjedhorë.

Zëdhënësi, Ferati në emër të Lëvizjes për Reforma bëri apel deri tek grupi ndërkombëtar i ekspertëve të IT-së (IFES) të cilët kanë realizuar procesin e verifikimit të votuesve që të publikojnë Raportin në   opinion dhe të zbardhin të vërtetën, duke ndihmuar kështu krijimin e kushteve për zgjedhje ferr dhe demokratike; dhe zgjedhjen e një shumice të re parlamentare me legjitimitet të pakontestuar. /V. D. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia