close
Top LajmeVendi

LSDM-ja NJËZËRI KONFIRMOI MINISTRAT E RINJ

sdsm

LSDM-ja në mbledhjet e trupave partiake njëzëri ka mbështetur përbërjen e re qeveritare, të cilën mandatari dhje lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, të Martën duhet ta dorëzojë në Kuvend.

Lideri socialdemokrat, sic percjell KlanM, në deklaratën nga selia partiake tha se kuadrat e zgjedhur janë njerëz të dëshmuar. Në pyetjen rreth prioriteteve të Qeverisë së re, në mesin e të cilëve edhe përballja me krizën energjetike, Kovaçevski ka thënë se do të ndërmirren një sërë masash për stabilitet energjetik. Rreth pritjeve nga takimi me Kryeministrin bullgar, sic percjell KlanM, ai ka thënë se është mirë të bisedohet për infrastrukturën, ekonominë, respektivisht për të ardhmen e jo për historinë.

-Slavica Grkovska është propozuar Zv/Kryeministre për Luftë kundër Korrupsionit,

-Lupço Nikolovski kthehet në funksionin e dikurshën – Ministër për Bujqësi

-Nikola Tupançevski do të jetë Ministër i ri I Drejtësisë,

-Bojan Mariçiq do të jetë Zv/Kryeministër për Eurointegrime

-Slavjanka Petrovska është propozuar Ministre e Mbrojtjes,

-Bisera Kostadinovska – Stojçevska për Ministre të Kulturës

-Jovana Trençevska për Punë dhe Politikë Sociale.

-Oliver Spasovski – Ministër I Brendshëm

-Fatmir Bytyqi – Zv/Kryeministër për Cështje Ekonomike,

-Bllagoj Boçvarski – Ministër për Transport dhe Lidhje  dhe

-Goran Milevski – Ministër për Vetadministratë Lokale mbeten në pozitat e deritanishme.

Nga ana tjetër, sic njofton KlanM, partnerët e koalicionit të LSDM-së, BDI-ja dhe Alternativa qëmoti kanë mbyllur listën e tyre të Ministrave. Ali Ahmeti nuk do të ndryshojë asgjë, përvec se Jeton Shaqiri do të jetë Ministër I Arsimit.

Nga Alternativa Bekim Sali – Ministër I Shëndetësisë, Admirim Aliti – Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Xhemail Çupi Ministër pa resor I ngarkuar për diasporën.

Sipas planit përbërja e re dhe programi qeveritar të Martën duhet të dorëzohen në Kuvend, që të mund të votohen gjatë fundjavës. Sipas rregullave debate për Qeverinë zgjat dy ditë, kurse votohet në mesnatë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia