close
Top LajmeVendi

LSDM: Mickoski hesht – është krahu i djathtë i Gruevskit

Screenshot_12

VMRO-DPMNE: LSDM-ja ËSHTË NË KOALICION ME DY PERSNA QË JANË TË “LISTËN E ZEZË” TË SHBA-ve

Përmes kompanisë së tij dhe me ndihmën e njerëzve të tiij të afërt ishkryeministri Nikolla Gruevski ka blerë parcela në malin Vodno në vlerë një milion e 300 mijë euro dhe për këtë arsye Prokuroria Themelore Publike sot kërkoi edhe një dënim maksimal për ishliderin e opozitares VMRO-DPMNE, i cili tashmë katër vite është arratisur nga Maqedonia e Veriut. Kjo vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur Gruevskin dhe kushëririn e tij Sasho Mijallkov në “listën e zezë” të personave të cilët e minojnë demokraconë në Ballkanin Perëndimor përmes korrupsionit të përhapur. Partia e tyre nuk ndërhyn në vendimin e Departamentit të Shtetit, por shton se “lista e zezë” amerikane mund të zgjerohet edhe me një ishkryeministër dhe vëllain e tij, të cilët kanë privilegje nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonsië së Veriut, duke shtuar se në koalicionin qeveritar ka dy lidër në listën e zezë të SHBA-VE, ai i PDSH-së dhe “Të bashkuar për Maqedoninë.”

Plotësimi i “listës së zezë” të autoriteteve amerikane me tre emra të rinj nga Ballkani, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kushëriri i tij dhe shef i policisë seKrete Sasho Mijallov dhe prokurorja boshnjake Gordana Tadiq, sipas Departamentit të Shtetit është përgjigje e përfshirjes së këtyre ish-funksionarëve në korrupsion të madh.

DEPARTAMENTI I SHTETIT

“Veprat e tyre e kanë minuar sundimin e së drejtës, institucionet demokratike dhe proceset publike në të dyja vendet, e kanë shkatërruar besimin e opinionit në qeveritë e tyre.”

Gruevski, ishlideri i tashmë opozitares VMRO-DPMNE, vendin e tij në “listën e zezë” e ka siguruar përmes “akteve korruptive dhe shfrytëzimit të ndikimit politik dhe pushtetit për përfitime personale, pranim i ryshfetit për marrëveshje në qeveri, keqpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset zgjedhore për përfitime personale dhe partiake”, vë në dukje Departamenti i Shtetit. Për vepra të ngjajshme ngarkohet edhe Mijallkovi. Mungesa e dënimit nga udhëheqësia aktuale e partisë së tyre, dy ditë pas njoftimit në Uashington, për LSDM-në në pushtet është vërtetim se pasardhësi i Gruevskit është krahu i tij i djathtë.

DARKO KAEVSKI, LSDM

“Hristijan Mickoski është njëri nga bashkëpunëtoërt e Nikolla Gruevskit, krahu i tij i djathtë, këshilltari i tij, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së. Deri më sot Hristijan Mickoski nuk është shprehur asnjëherë për gjithë krimin e VMRO-DPMNE-së. Nuk kemi dëgjuar as dënim për veprat e kryera, as neveri, as kërkim falje nga qytetarët.”

Nga partia opozitare, lideri is ë cilës parapëlqeu të mos flasë për kohën dhe për veprat e Gruevskit, ka arritur vetëm kundërgoditje drejt pushtetit.

VMRO-DPMNE

“Në qoftë se LSDM-së i pengon lista e zezë e SHBA-ve a do të thotë kjo se Lube Boshkoskin dhe Menduh Thaçin të cilët janë në listën e zezë të SHBA-ve, do t’i përjashtojnë nga koalicioni me të cilin e ndajnë pushtetin? LSDM-ja për pushtet dhe për para bën gjithçka, madje edhe hynë në koalicion me politikanë që janë në listën e zezë të SHBA-ve. Pushteti i LSDM-së bën edhe biznes me kompanitë që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe të cilat janë kundër NATO-s.”

 

Nikolla Gruevski pas vendimit të parë të plotfuqishëm  për keqpërdorim të pushtetit, në nëntor të vitit 2018 u arratis nga Maqedonia e Veriut dhe prej atëherë qëndron në Budapest nën mbrojtjes e autoriteteve hungareze. Prej atëherë gjykatat i kanë shqiptuar edhe disa dënime në mungesë të tij, por as autoritetet maqedonase, as ato evropiane nuk arritën ta sjellin në vend për ta vuajtur dënimin. Sasho Mijallkov, gjithashtu i përfshirë në më shumë lëndë gjyqësore, vetëm pas disa muajve në paraburgim, me pagesën e garancisë 11 milionë euro, para pak kohësh arriti të dalë pas hekurave dhe të mbrohet në liri. Presidenti amerikan Xho Bajden në qershor të vitit të kaluar ka lëshuar dekret për vendet e Ballkanit Perëndimor me të cilin i urdhëron autoritetet e tij t’i vënë në listën e zezë të gjithë ata që punojnë kundër demokracisë dhe marrëveshjeve kyçe për stabilitet në rajon. Uashingtoni me këtë ka të drejtë të bllokojë pasurinë dhe të ndalojë hyrjen për personat në listën e zezë dhe për të afërmit e tyre./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia