LSDM: Mickoski i njejtë si Gruevski

Partia në pushtet LSDM thotë se Hristijan Mickoski është i njëjtë me mentorin e tij, kriminelin e dënuar të arratisur Nikolla Gruevski.

Ato thonë se Mickoski, ashtu si Gruevski, VMRO-DPMNE-në e sheh vetëm si mjet për pasurim personal. Mickoski ishte i pari që e mbrojti krimin në partinë e tij, në vend që ta dënonte dhe të distancohej prej tij.  Mes tjerash nga atje shtojnë se kohët e fundit opinioni ka dëgjuar kryetarë komunash dhe biznesmenë aktualë që dëshmojnë se Mickoski ka bërë presion, duke kërcënuar tenderë të caktuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas tyre kjo është vetëm vazhdimësi e praktikës së Gruevskit i cili për 11 vjet kontrolloi gjithçka në vend. Mickoski nuk ka lëvizur asnjë milimetër nga matrica e regjimit të paraardhësit të tij. Shkatërrime, bllokada, kërcënime ndaj kryetarëve të komunave dhe biznesmenëve janë gjithçka që ofron Mickoski dhe VMRO-DPMNE thonë nga LSDM. Partia kriminale e vërtetuar me drejtësi VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Mickoski vepron në dëm të qytetarëve dhe dëshiron ta kthejë vendin në një regjim varfëri dhe pasiguri. E sipas LSDM-së ata nuk do të kenë sukses.

LSDM së bashku me qytetarët nuk do të lejojnë peng të ri të shtetit nën regjimin e VMRO-DPMNE-së. Shkatërrimet, bllokadat e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit do të mposhten sërish./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share