close
Top LajmeVendi

LSDM: PËR DY MUAJ, ARSOVSKA VETËM NDËRPRET PROJEKTE

skopje_01

VMRO-DPMNE: NUK DO TË LEJOJMË PROJEKTE TË PA PLANIFIKUARA MIRË


 

Paralajmërimet për ndërprerje të ndërtimit të dy urave në Aerodrom dhe Karposh si dhe projektit për transport me metro kanë shkaktuar përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Nga LSDM akuzojnë se ndërtimi I këtyre projekteve është ndërprerë për shkak të Kapriçove personale të Arsovskës, ndërsa nga VMRO-DPMNE akuzojnë se ato nuk kanë qenë të planifikuara mirë.

 

Përplasje mes LSDM-së dhe VMRO- DPMNE-së lidhur me projektet e ndërprera në kuadër të Qytetit të Shkupit. LSDM akuzon kryetaren Danella Arsovska për paaftësi, nga atje thonë se Arsovska për shkak të kapriçove personale i ndërpret tre projektet kapitale, siç janë “transporti me metro” dhe dy urat në Aerodrom dhe Karposh.

 

GORDAN SHUTAROV, KËSHILLI I QYTETIT TË SHKUPIT

“Është skandaloze të ndërpritet projekti ‘Bus Rapid Transit’ për transport ekologjik dhe efikas. Për projektin është punuar tre vite të plota me partnerët e bankës evropiane për ripërtërirje dhe zhvillim. Por akoma më skandaloz është paralajmërimi I saj se nuk do t’I ndërtojë dy urat e reja në bulevardin ASNOM dhe atë në rrugën Ljubjanska.”

 

Por nga VMRO-DPMNE thonë se skandaloz është fakti që ka filluar ndërtimi I urave, pa pasur projekt të menduar mirë, nënvizojnë se urat përfundojnë nëpër prona private të qytetarëve, ndërsa projekti I transportit publik me metro kushton dyfish më shumë se që është paraparë.

 

STEFAN ANDONOVSKI, VMRO-DPMNE

“Është skandaloze ajo që janë projektuar dhe kanë filluar ndërtimet e urave, pa përfunduar çështjet kryesore që kanë të bëjnë me prona në toka private dhe këto ura tani përfundojnë nëpër oborre dhe shtëpi private të dikujt, pa pasur zgjidhje infrastrukturore për këto probleme. Ndërsa sa I përket projektit “Bus Rapid Transit” u tregua se projekti është pa projekt, gjegjësisht nuk janë paraparë as shpenzimet dyfish më të mëdha që do ti kishte Qyteti I Shkupit gjatë ndërtimit të këtij projekti.”

 

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se këto janë projekte megalomane, nuk janë të planifikuara mirë, ndërsa për të njejtat pushteti lokal I kaluar tashmë ka marrë kredi./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia