close
Top LajmeVendi

LSDM: PRANOHET DORËHEQJA E ZAEVIT, LIDERI I RI ZGJIDHET MË 12 DHJETOR

Bogdanka Kuzeska (2)

“SHUMICA PARLAMENTARE STABILE, NEGOCIATA PËR KYÇJEN E AAA-së NË QEVERI”

Këshilli Qendror I LSDM-së ka konstatuar dorëheqjen e dorëzuar të Kryetarit Zoran Zaev. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzevska, ka deklaruar se nga e Shtuna nis afati prej shtatë ditëve ku kandidatët që plotësojnë kushtet, konform statutit partiak, mund t`i dorëzojnë kandidaturat për lider të ri të socialdemokratëve. Sic njofton KlanM, Eshtë vendosur që zgjedhjet brendapartiake të mbahen më 12 Dhjetor.

BOGDANKA KUZEVSKA – ZËDHËNËSE E LSDM-së

“Me dorëheqjen e dorëzuar të Kryetarit Zoran Zaev, Këshilli Qendror vendosi se duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e liderit të ri. Zgjedhjet do të mbahen më 12 Dhjetor – E diel. Pas dorëheqjes, Zoran Zaevi mbetet anëtar aktiv i LSDM-së”.

Pasi të zgjidhet lideri I ri, do të zgjidhet edhe udhëheqësia e re partiake. Socialdemokratët, sic njofton KlanM, nuk dhanë një përgjigje konkrete nëse Zaevi në mbledhjen e Këshillit Qendror e ka propozuar Zv/Ministrin aktual për Financa, Dimitar Kovaçevskin, si trashëgimtar të tij.

LSDM-ja thotë se shumica parlamentare është stabile, kurse ka dhënë “dritë jeshile” për negociata me partinë Alternativa për kycjen e saj në Qeveri.

BOGDANKA KUZEVSKA – ZËDHËNËSE E LSDM-së

“Kryetari Zaev informoi se shumica parlamentare është stabile se për momentin ka 61 deputetë dhe se pret që të krijohen mundësi për rritje të kësaj shumice për të mbajtur kursin evropian të vendit dhe sfidat gjatë periudhës së ardhshme. Këshilli Qendror vlerëson se ka hapësirë për bisedime për kycjen e Alternativës në Qeveri në bazë të parimeve, vlerave dhe programeve”

Dorëheqja e Zaevit u paralajmërua më 31 Tetor, natën e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, kur LSDM-ja humbi nga VMRO-DPMNE-ja. Fillimisht, sic njofton KlanM, ky vendim u anulua për shkak të shumicës që e paralajmëroi VMRO-DPMNE-ja bashkë me ASH-në, Alternativën, të “MAJTËN” dhe Besën. Votëbesimi për Qeverinë me kërkesë të opozitës nuk pati sukses për shkak të mungesës së Deputetit të Besës, Kastriot Rexhepit.

Ndryshe, Zoran Zaevi është Kryetari I katërt I LSDM-së. Nga viti 1990 deri më 2004 në krye të LSDM-së ishte Branko Cërvenkovski. Më pas, sic njofton KlanM, në vend të tij u emërua Vllado Buçkovski, të cilin pas dy vite e zëvendësoi Radmila Sheqerinska. Cërvenskovski u kthye në krye të partisë në vitin 2009 dhe udhëhoqi LSDM-në deri në vitin 2013, kur Zoran Zaevi u bë lider I socialdemokratëve, I cili pas sundimit të VMRO-DPMNE-së nga viti 2006,  në vitin 2017 solli në pushtet LSDM-në dhe tashmë pesë vite është Kryeministër dhe lider I socialdemokratëve./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia