close
Top LajmeVendi

LSDM: TË MARTËN NIS PROCEDURA PËR ZGJEDHJEN E LIDERIT TË RI

Centralen-odbor-na-SDSM-3-scaled

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, që është në krye të socialdemokratëve nga viti 2013, në tre mandate, paralajmëroi se të Martën do të caktojë seancën e Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror të LSDM-së, ku, sic paralajmëroi, do të dorëzojë dorëheqjen nga funksioni partiak.

Edhe pse paralajmëroi se do të zgjidhet Qeveri e re, me mandatar të ri, Zaevi nuk konfirmoi se trashëgimtari I tij do të jetë Dimitar Kovaçevski, I cili e shoqëronte në takimin e sotëm ne liderin e Alternativës, Afrim Gashin

Nga e Marta, për kur Zaevi paralajmëroi mbledhjen e organeve të LSDM-së, do të fillojnë afatet prej 15 ditëve, sipas statutit partiak, kur duhet të shpallen zgjedhje brendapartiake për lider të LSDM-së./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia