“Dita e diel ditë jopune është projekt i Qeverisë së LSDM-së që avancon të drejtat e punëtorëve”.Thuhet në komunikatën e LSDM-së
“Është fundjava e tretë me rradhë ku 92 për qind e punëtorëve e kanë ditë të lirë, ndërsa ata 8 për qind që punojnë kanë 50 deri në 100% më shumë pagë ditore”
Nga atje thonë se kanë realizuar premtimin e dhënë qytetarëve para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020.
Me të dielën ditë jopune 2% i tatimeve do të përfundojë në një fond të posaçëm për ndërtimin e çerdheve.
“LSDM si parti me përgjegjësi vazhdon me realizimin e masave politike që mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe standard më të lartë ekonomik”, thonë nga LSDM./KlanMacedonia/