close
EkonomiTop LajmeVendi

LSM: NGA 1 JANARI PAGA MINIMALE TË JETË 18.000 DENARË

Public-protest-of-KSS-3-1200×565

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve pas protestës së punëtorëve, në Ministrinë Për Punë dhe Politikë Sociale dje koordinatorëve të grupeve parlamentare në Kuvend ka dorëzuar Propozimin për miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale, me të cilin propozohet që duke filluar nga Janari 2022 paga minimale – bruto të jetë 26.476 denarë ose neto – 18.000 denarë.

Nga Sindikata sqarojnë se rritja e pagës minimale nuk ka prodhuar efekt negativ ndaj firmave dhe shtetit, nuk ka cuar në largimin e të punësuarve, e as shkurtime të pagave, por, sic thonë, vetëm produktivitet më të lartë dhe motivim tek të punësuarit.

LIDHJA E SINDIKATAVE

“Paga minimale parandalon që punëtorët të marrin paga të ulëta dhe të jetojnë në varfëri, kurse punëtorët nga Deputetët presin që të punojnë në interesin e tyre. LSM-ja do të vazhhdojë me përgatitjet përmes këshillave të grevës dhe varësisht rezultateve të negociatave midis LSM dhe Kuvendit, punëdhënësit dhe Qeverisë, do të bëjmë thirrje për grevë të përgjithshme”

Në propozim është vendosur që lartësia e pagës minimale të mos jetë më e ulët se 60% nga paga e paguar mestare-neto në tri muajt e fundit, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia