close
Vendi

LSM:PRIORITET PAGAT E PUNËTORËVE JO LIGJET E TJERA PËR APANAZHË DHE ZGJEDHJE

90429944_105315747773381_7301235530350460928_n

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) u bëri thirrje deputetëve që të votojnë iniciativën e tyre për zgjidhje ligjore për rritjen e pagës minimale për 60 për qind të pagës mesatare ose 18.000 denarë. Përmes një komunikate të sotme, LSM-ja u ka thënë deputetëve të të gjitha partive politike se prioritet duhet të jenë pagat e punëtorëve, e jo ligje të tjera për apanazhet dhe zgjedhjet.

Ato në një komunikatë thonë se u bënë thirje partive politike që prioritet do duhet të jene pagat e punëtorëve e jo ligje të tjera.

U bëjmë thirrje partive politike që në kohë të krizës ekonomike, energjetike dhe të Covidit të mos grinden duke dorëzuar projektligje që nuk kanë rëndësi ekzistenciale për punëtorët dhe në vend që të humbin kohë dhe të mbajnë seanca për përfitime të tyre personale, të votojnë iniciativën e LSM-së për zgjidhjen ligjore për ngritjen e pagës minimale e cila kërkojmë të jetë 60 për qind e pagës mesatare ose 18.000 denarë, si dhe harmonizimi, ritja e pagave tjera në pajtim me Ligjin për pagën minimale i cili është dorëzuar në Kuvend dhe është shpërndarë nga e kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi te të gjithë deputetët”, thuhet në komunikatën e LSM.

Nga sindikata nënvizojnë se çdo deputet apo grup parlamentar në përputhje me Rregulloren e punës, mundet ta mbështesin dhe propozojnë propozimin e LSM-së, pasiqë të  gjitha deklarohen si parti politike që janë për punëtorët dhe kujdesen për ta.

“Prandaj ju bëjmë thirrje të gjitha partive politike që menjëherë të dorëzojnë dhe votojnë ndryshimet ligjore në Ligjin për pagën minimale dhe në këtë mënyrë të dëshmojnë “se ata kujdesen vërtet për punëtorin dhe ekzistencën e tij në këtë krizë Covidi, asaj ekonomike dhe energjetike”, thuhet në komunikatën e LSM-së../KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia