close
BotaRajoni

LUBJANË: PROTESTA KUNDËR MASAVE ANTI-COVID

lubjana

POLICIA ME TOPA UJI DHE GAZ LOTSJELLËS SHPËRNDAN PROTESTUESIT

Në Lubjanë të Sllovenisë, protestuesit sërsih kanë shkaktuar trazira duke kundërshtuar vendosjen e masave anti-covid. Në protesta kanë marrë pjesë mijëra njerëz.

Policia ka arritur t`I qetësojë protesta në orët e vona të natës, kurse në shumë vende ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës që të shpërndajë turmën.

Sipas mediave, policia ka arrestuar Zoran Stevanoviqin, një politikan lokal në qytetin Kranj, I cili kishte mbajtu fjalime anti-qeveritare në disa tubime, kurse policia e konsideron si një nga organizatorët e protestave.

Ndryshe, në Bërdo të Kranjit, vetëm 30 kiolmetra larg Lubjanës sot mbahet Samiti joformal BE-Ballkani Perëndimor, kurse për shkak të disa paralajmërimeve se protestuesit mund të bëjnë përpjekje që t`I afrohen vendit ku mbahet Samiti, policia sllovene ka përforcuar sigurinë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia