close
Bota

LUBLJANË: PRESIDENTI RUS NË SLLOVENI

8A901935-6262-4479-B293-C7714B4497A7_w987_r1_s

Presidenti rus, Vladimir Putin, qëndron për një vizitë njëditore në Slloveni. Ai merr pjesë në shënimin e njëqindvjetorit të ndërtimit të kishës ruse në këtë vend, si dhe do të bisedojë me kreun shtetëror slloven. 

Marrëdhëniet mes dy vendeve cilësohen si të mira, me gjithë dallimet për çështje të caktuara. Autoritetet e Sllovenisë këtë vizitë e kanë përshkruar si formale. Por, diplomatë të BE-së kanë thënë për agjencinë Reuters se ata kanë shqetësime se Rusia po bën lobim në vendet miqësore evropiane, përfshirë Slloveninë, për ta shkatërruar unitetin e BE-së për sanksionet kundër Moskës. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia