close
Top LajmeVendi

Lufta kundër korrupsionit dhe rasti “Palermo”

Screenshot_18

TUPANÇEVSKI NUK E KA PAGUAR BILETËN DHE RRUGËN, KA PAGUAR VETËM HOTELIN


Ministri i Drejtësisë në diskutim të përbashkët për luftën kundër korrupsionit, me përfaqësues të qeverisë dhe të qytetarëve, ka drejtuar kritika për institucionet për zbatim jo të plotë të konventave ndërkombëtare në këtë fushë. Mediat vazhdojnë të presin zbardhje të udhëtimit të tij falas me aeroplan deri në Palermo dhe biletës për ndeshjen futbollistike Maqedoni e Veriut – Itali, që në kushte të krizës ekonomike perceptohet si joetike. Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, sërish ka vënë në dukje se “më e mira për shoqërinë është që secili me shembull personal t’i kundërvihet korrupsionit.”

Derisa mediat kërkojnë përgjige pse dhe nëse ka mungesë të etikës në faktin që Ministri i Drejtësisë Nikola Tupançeski, si dhe më shumë të tjerë, ka pranuar të udhëtojë me fluturim çarter deri në Palermo dhe ta ndjekë ndeshjen futbollistike Maqedoni e Veriut – Itali, si mysafir i Federatës së Futbollit, në vend që personalisht t’i paguajë shpenzimet, juristi Tupançeski edhe personalisht angazhohet për luftë kundër korrupsionit.

 

NIKOLA TUPANÇESKI, MINISTËR I DREJTËSISË

“Nuk është problem vetëm legjislacioni në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç duket duhet t’u drejtohen kritika edhe në raport të institucioneve që janë të obliguara për realizimin e qëllimeve. Unë jam i bindur se ky koordinim do të vazhdojë edhe më tej. Do të përpiqemi dhe do të arrijmë deri te ajo që quhet luftë e vërtetë kundër korrupsionit.”

Nga foltorja e përbashkët për zbatim të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, përsëriti se aparati shtetëror pranon vetëm 20-30% të sugjerimeve të tyre për ndjekje të korrupsionit, në mënyrë indirekte duke përcjellur mesazhin që mund të lidhet me Tupançeskin.

BILJANA IVANOVSKA, KSHPK

“Mendoj se me korrupsionin duhet të ballafaqohemi në mënyrë strategjike, për këtë arsye kemi përgatitur strategji kombëtare, por ndoshta më e mira është me shembull personal, ndoshta kjo është ajo që mungon në këtë shoqëri. Çdokush duhet të mendohet dhe të japë kontributin e tij në luftën kundër korrupsionit.”

Tupançeski pas kthimit nga Palermo, në fund të muajit mars, deklaroi se vetë e ka paguar udhëtimin dhe biletën për ndeshjen e futbollit, që më vonë pas insistimit të mediave, të pranojë se fluturimi dhe bileta kanë qenë në llogari të Federatës së Futbollit, ndërsa ai e ka paguar akomodimin në hotel. Në kushte të krizës ekonomike dhe udhëzimeve të Qeverisë që institucionet të kursejnë, në mes tjerash edhe për udhëtime, reklama dhe pajisje, biletat e udhëtimit dhe të ndeshjeve falas për funksionarët shtetërorë opinioni i përjeton si joetike./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia