Lufta në Ukrainë/ Banka Botërore paralajmëron rrezikun e recesionit

Banka Botërore ka paralajmëruar se vendet në mbarë botën do përballen me recesion pasi tanimë lufta e Ukrainës po godet ekonomitë e prekura edhe nga pandemia e Covid-19.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Vendet më pak të zhvilluara në Evropë dhe Azinë Lindore përballen me një recesion të madh. Për shumë vende, recesioni do të jetë i vështirë për t’u shmangur. Me inflacionin që tani shkon në nivelet më të larta shumë dekadash në shumë vende dhe oferta pritet të rritet ngadalë, ekziston rreziku që inflacioni të mbetet më i lartë për më gjatë”, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, Banka Botërore miratoi 1.49 miliardë dollarë (1.2 miliardë £) fonde shtesë për Ukrainën, fonde për të cilat tha se do të përdoren për të paguar pagat për qeverinë dhe punonjësit socialë”.

Kjo luftë globale mund të komplikohet nga normat më të larta të interesit që përdoren për të lehtësuar inflacionin. Banka Botërore kërkon veprim të menjëhershëm, nga lehtësimi i borxhit, tek nxitja e kombeve që të mos vendosin kufizime në eksportet e ushqimit.

Në vend të kësaj, ata duan që politikëbërësit të tregojnë se po veprojnë së bashku për të mbrojtur furnizimet me ushqim dhe energji, për të lehtësuar rritjen e çmimeve./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share