close
Top LajmeVendi

Lufta përshpejton reformat energjetike (VIDEO)

278178123_456831699521427_4183650551324552400_n

ANDONOV DHE BEXHETI: QYTETARËT TË PËRGATITEN PËR PANELE DIELLORE DHE PËRDORIMIN E GAZIT


Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutë me të cilën u rekomandon vendeve të Bashkimit Evrpian plotësisht ta ndërpresin importin e të gjithë lëndëve djegëse nga Rusia: gazi, nafta, energjia bërthamore dhe qymyri. Mëse e sigurtë është se BE-ja ëpr momentin do të heqë dorë vetëm nga furnizimi me qymyr rus, duke pasur parasysh varësinë e ekonomive evropiane nga gazi rus. Në qoftë se Rusia vendos t’i mbyllë rubinetat për furnizim me gaz në Evropë, BE-ja do të gjejë zgjidhje, thekson drejtori i SH.A. Burimet Energjetike Kombëtare, Bajram Rexhepi, i cili ishte mysafir në Klan Debatin e mbrëmshëm. Ndërkohë Maqedonia e Veriut në mënyrë intensive orientohet drejt projekteve për shfrytëzim të diellit dhe të erës për prodhim të energjisë elektrike, si alternativë e përdorimit të qymyrit.

Çfarë nëse lufta në Ukrainë imponon ndërprerje të plotë të furnizimit të Evropës me gaz rus? Bashkëbiseduesi ynë në Klan Debatin e mbrëmshëm, Bajram Rexhepi, thekson se BE-ja do të gjejë zgjidhje, me rritjen e prodhimit vetanak, furnizimet nga Norvegjia, Algjeri, Azerbajxhani dhe gaz të lëngëshëm nga terminalet, por nuk do ta kenë lehtë vendet e Evropës Lindore.

BAJRAM REXHEPI, SH.A. BURIMET ENERGJETIKE KOMBËTARE

“Evropa mund të mbijetojë me burime të tjera të gazit natyror, por problemi do të paraqitet në vendet e Evropës Lindore, sepse të gjithë gazsjellësit janë të orientuar të sjellin gaz nga lindja në perëndim, edhe atë përmes Ukrainës, Bjellorusisë, “Rrjedha Veriore” në veri. Është shumë problematike të bëhen me “rrjedhën e kundërt”, do të duhet të ndërrohen njehsorët, që nuk është proces i vogël. Gjithsesi është e zbatueshme.”

Cilat janë burimet e energjisë në të cilat në të ardhmen do të mbështetet ekonomia e Maqedonisë së Veriut, e pyetëm Viktor Andonovin, këshilltar i Kryeministrit. Shfrytëzimi i energjisë së diellit nga ana e kompanive, është njëri nga hapat, thekson ai.

VIKTOR ANDONOV, KËSHILLTAR NË QEVERINË E RMV-së

“Aksioni i parë është instalimi i centraleve fotovoltaike në çatitë e tyre. Qeveria në bisedimet me Odat Ekonomke ka vërtetuar se duhet të bëhet thjështësimi i procedurave. Tashmë është hartuar propozim-ndryshimi për rregulloren e burimeve të rinovueshme të energjisë me të cilin mundësohet në vend të të deritanishmëve 4 kilovatë, kapaciteti për amvisëri të rritet për 6, ndërsa të kapacitetet industrial prej 20 deri 40 kilovatë, pa mos pasur shumë formalitete dhe procedura burokratike. Së dyti – në fazën finale është hartimi i ligjit për ndërtimin e centraleve fotovoltaike në tokat bujqësore.”

Hapja e centralit të parë fotovoltaik këtyre ditëve në gërmimin e vjetër të qymyrit në Kërçovë, Osllomej 1, është vetëm fillimi i zëvëndësimit të plotë të kapacitetit për prodhim të termocentralit të vjetër me energji nga drita e diellit, sqaroi në Klan debat, drejtori i Elektranave të Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia