close
Top LajmeVendi

LUFTË HIBRIDE PARALELISHT ME ASPIRATAT NË NATO

Screenshot_5

Ministri i Parë i Mbrojtjes dhe eksperti në fushën e sigurisë Trajan Gocevski në një bisedë me Klan M vlerëson se nuk ka vend për naivitet. Prej se Maqedonia hyn në fazën e fundit që të bëhet vendi i 30-të i NATO-s, mekanizmat mbrojtës nga luftërat speciale dhe hibride duhet të jenë në nivelin më të lartë.

Sfidat rreth zgjerimit të NATO-s duhet të merren parasysh për shkak se jemi cak i disa destabilizimeve që të defokusohen ndryshimet kyçe dhe të pengohet ky proces. Kështu vlerëson ministri i parë i Mbrojtjes dhe ish-Dekani i Fakultetit Filozofik në Shkup Trajan Gocevski. Sipas tij, Rusia po mbrohet nga NATO-ja, kurse Maqedonia e Veriut duhet t`i përforcojë mekanizmat e mbrojtjes. Lidhur me bisedat me komedianët rus, Gocevski thekson se kjo gjë nuk është naive.

“Do të ketë kërcënime hibride dhe speciale që po zhvillohen në mënyrë permanente, por ndaj nesh tani do të përforcohen. Kjo me komedianët nuk është aspak naïve. Nuk duhet kuptuar si argëtim. Kjo nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë dhe se informacionet nuk dëshirojnë të shfrytëzohen nga shërbimet.”- tha Trajan Gocevski, Ish-ministër i Mbrotjes.

Ish-Ministri Gocevski e vleëson të rrezikshme për stabilitetin e rajonit idenë e këmbimit eventual të territoreve mes Prishtinës dhe Beogradit. Gjithashtu sipas tij, shqetësuese paraqitet edhe gara e armatimit në rajon.

“E dini çka më shqetëson tani? Të gjithë filluan të armatosen. Ja shihni Kroacia dëshiron të furnizohet me aviacion ushtarak, Serbia furnizohet me aviacion, Bullgaria mori vendim për 12 avionë ushtarak. Kjo do të thotë se vendet e rajonit fillojnë t`i tregojnë muskujt. Kosova është fqinji ynë, kurse indikacionet për ndryshim kufijsh janë gjithmonë të rrezikshme, sidomos në Ballkan. Duhet që të gjithë ta përkrahim Kosovën që të stabilizohet dhe është në interes të rajonit që Kosova të jetë një shtet stabil i së drejtës dhe me prosperitet ekonomik”-shprehet Trajan Gocevski, Ish-ministër i Mbrotjes.

Ish-Ministri Gocevski vlerëson se tashmë gjasat janë shumë reale që në samitin e Londrës, në dhjetor, Maqedonia e Veriut do të bëhet vendi i 30-të i NATO-s. Sipas tij, vazhdimësia dhe gatishmëria e vendit që të bëhet pjesë e Aleancës veriatlantike u konfirmua edhe me manovrën e paradokohshme ushtarake në poligonin Krivollak ku morën pjesë rreth 3000 ushtarë nga gjashtë vende të NATO-s. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia