Luftime të ashpra në Ukrainën Lindore

Luftimet mes Ukrainasve dhe Ruseve vijojnë në disa rajone në Ukrainën Lindore. Tre urat që të çojnë në qytetin e Severodonetsk janë shkatërruar duke e bërë të vështirë evakuimin e civilëve dhe dërgimi i ndihmave në qytet tani është thuajse i pamundur. Shkatërrimi që ka pësuar ky qytet duket se i ngjan të njëjtës strategji që forcat ruse përdorën për Mariupolin, fillimisht duke e izoluar dhe më pas duke e shkatërruar plotësisht.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij i ka përshkruar veprimet ruse si më të këqijat në këtë rajon. Presidenti shtoi se ukrainasit kanë paguar një çmim “shumë të lartë” në Donbas, por ai përsëriti dëshirën e tij për të “çliruar” territorin e pushtuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë që lufta vijon, korrja e grurit në Ukrainë ka të ngjarë të bjerë në rreth 48.5 milionë tonë këtë vit nga 86 milionë tonë vitin e kaluar, pas pushtimit të Rusisë, thotë një zyrtar i lartë i qeverisë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share