close
Rajoni

LUGINA E PRESHEVËS: MIRËPRITEN MARRËVESHJET SHQIPËRI – KOSOVË

216EF570-18C5-4A99-BD8E-15AEC461466A

ARIFI: FONDI DO TË PËRDORET PËR ARSIM DHE KULTURË


Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë me shpresë se do ta shohin realizimin përfundimtarë të një fondi nga Kosova dhe Shqipëria. Një zyrë e cila në këtë zonë me shqiptarë në Serbi që do të kishte buxhet prej disa miliona eurosh për të ndihmuar ekonominë, por edhe projektet e arsimit dhe kulturës është kërkesa e shqiptarëve për dy qeveritë.
Nagip Arifi, Kryetar I Bujanocit, thotë se kjo është një ndihmmë shumë e madhe dhe e paharrueshme për shqiptarët.

“Është një e arritur shumë e madhe në këto momente kur shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë probleme jetike, si në arsim, kulturë”.
thotë Kryetari i Bujanocit – Nagip Arifi.

 Politika shqiptare në Serbi thonë se nuk kanë arritur që të krijojnë mundësi për të zhvilluar ekonominë këtu. Dhe, shumica e shqiptarëve që kanë bërë zgjidhje kanë ikur jashtë qyteteve ku jetojnë.  

“Sepse është një numër I madh I të rinjve shqiptarë të papunë që për cdo ditë mendojnë emigrojnë në botën e jashtme”. tha Arifi

Shqiptarët kanë apeluar në vazhdimësi për ndihmë nga Prishtina e Tirana që të lobojnë edhe tek Serbia, por edhe tek ndërkombëtarët për të drejtat e tyre. / IDRO SEFERI – TV KLAN BEOGRAD / 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia