SHAIP KAMBERI: KURRË NUK DO TË HEQIM DORË NGA FLAMURI KOMBËTAR
Festa e 28 nëntorit në Luginën e Preshevës duket simbolike. Njerëzit urojnë njeri tjetrin dhe në disa vende dëgjohet muzikë patritotike. Në institucione është vënë flamuri kuq e zi. Serbia e ndalon me ligj përdorimin e simboleve të shteteve të tjera dhe zakonisht pasojnë gjobat.
Deputeti Shaip Kamberi, thotë se shqiptarët kurrë nuk do të heqin dorë nga flamuri kombëtarë. Ai vendosi në foltoren e Kuvendit të Serbisë flamurin duke kërkuar zgjidhje. Obligimin kombëtarë thotë se e coi në vend, tani me grupin e tij do të kërkoj ndryshimin e ligjit.
Ragmi Mustafa, kryetar i këshillit kombëtar, ka proces gjyqësorë për vitet e shkuara pasi ka vënë flamurin në godinë. Serbia do të pranonte një flamur të ndryshuar që do të lidhej vetëm me shqiptarët e Serbisë.
Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka vendosur flamurin në zyrën e tij. Thotë se kjo është pak për ta shënuar këtë ditë pasi për festë ka penguar pandemia.
Flamuri është vendosur edhe në godinën e komunës së Preshevës pavarësisht problemeve. /Idro Seferi – TvKlan/