close
Sport

LUIS ENRIKE ME MOTIV PERSONAL KUNDËR ITALISË

D5D05E66-E61D-4717-A444-B79EE48D0AAA

Seleksionuesi Luis Enrike, në vitin 1994, si futbollist I Spanjës në ndeshjen kundër Italisë në Mundialin e SHBA-së, theu hundën pas një goditje me bërryl nga Mauro Tasoti. Atëherë italiani nuk u ndëshkua as me karton të verdhë. Ndryshe do të ishte situata sikurse atë kohë të ekzistonte VAR-i. FIFA më vonë e dënoi Tasotin me 8 ndeshje moslojë. Në vitin 2011, kur ishte Trajner I Romës, Luis Enrike u takua me Tasotin dhe pranoi kërkimfaljen e tij.

Spanja të Martën përballet me Italinë dhe padyshim Luis Enrikes nuk do t`I mungojë motivimi për t`I mposhtuar italianët.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia