close
Bota

Lukashenko: Serbia duhet të vendosë për politikën e jashtme, nuk mund të ulet në të gjitha karriget

lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka komentuar situatën e fundit të krijuar në veri të vendit duke thënë se Serbia s’do të mund të ulet në disa karrige dhe se duhet të vendosë për politikën e saj të jashtme.

“Aty jemi ne, Rusia, Bashkimi Evropian, Amerika dhe të tjerët. Por, ata nuk do të lejohen të ulen në të gjitha këto karrige”, ka thënë Lukashenko, sipas Klankosova.tv.

Ai foli edhe për marrëdhëniet Serbi – Bjellorusi, duke thënë se ka probleme, por autoritetet bjelloruse bëjnë dallime mes popullit e qeverisë.

“Ne duhet të ndajmë udhëheqjen dhe njerëzit e thjeshtë. Natyrisht populli serb ka nevojë për ndihmë dhe duhet të ndihmohet. Ne jemi njerëz të tillë. Por, ne po marrim parasysh edhe se cila është politika e Serbisë ndaj Bjellorusisë”, tha Lukashenko./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia