close
Showbiz

LUMI B, LYRICAL SON DHE MC KRESHA SJELLIN “MAJE”

pint

Muaji i fundit i vitit është edhe më aktivi me bashkëpunimet që mund të numërohen gjatë 2021-shit, por mes tyre më i riu është ai që i dha një shije tjetër mbylljes së tij. Ditën e diel, 26 Dhjetor është publikuar “Maje” nga tre djemtë e njohur të hip-hopit, Lumi B, Lyrical Son dhe MC Kresha.

Deri më tani projekti është pritur mjaft mirë nga publiku, të cilit i ka munguar t’i shohin sërish bashkë të tre djemtë. Ndryshe nga artistët që kanë zgjedhur të promovojnë projektet e tyre disa ditë përpara publikimit, djemtë e sollën mjaft qetësisht duke lënë vetëm emrin dhe muzikën e tyre të tregonte suksesin.

Individualisht, të tre kanë qenë aktivë me projekte, pasi ai i Lumi B ishte “Ça bone”, një bashkëpunim me Ledri Vulën e Gjikon. MC Kresha ka bashkëpunuar me Dafina Zeqirin në “Vet e lype”, kurse para pak ditësh u publikua kënga e re me Capital T, “Heku qafe”.

Ndërkohë, MC Kresha dhe Lyrical Son pas “Dilëm jasht”, nuk kanë publikuar një projekt të përbashkët. Lyrical Son ka zbuluar në emisionin “Rudina” se aktualisht janë pranë përfundimit të albumit të tyre të ri./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia