close
71662387_970506629961889_2195896665389400064_o

E për gjysmë ore, numri i gomave të nxjerra nga Lumi Vardar, ishte mbi tridhjetë.

Paramendoni vetëdijen e qytetarëve, nëse kemi goma në lumin që kalon nëpërmjet kryeqytetit.Paramendoni vetëdijen e institucioneve kur këto goma ende qëndrojnë këtu… Nuk e di se a është më tragjike që nuk janë larguar këto goma nga lumi, apo që ata nuk e dinë se lumi është i mbushur me goma.

Aktivistë të “Mos u bë mbeturinë”, pastruan trotuarin përreth Vardarit, por janë të habitur me vetëdijen e ulët të disa qytetarëve, të cilët në vend se të pastrojnë, apo të alarmojnë institucionet, ata i thirrin këta aktivistë për të pastruar.

Në një anë i ke ata qytetarët që janë të vetëdijshëm të cilët i përkrahin këto aksione, dhe mundohen që këtë kulturë ta bartin në lagjet e tyre, por nga ana tjetër i ke edhe ato që do të lajmërohen dhe do t’ju thonë; Të kishit ardhur edhe në Autokomandë ta pastronit!?

Ai e sheh se në lagjen e tij ka mbeturina, e ai në vend se të alarmoj në komunën e tij, apo të dal vet ta pastroj, ata alarmojnë atje ku kushtimisht, nuk duhet.

E nëse në Shkup qytetarët mos më shumë, i thirrin eko aktivistët, në Gostivar dhe Tetovë, si duket janë pajtuar me këtë gjendje.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia