close
Rajoni

LVV-LDK: EDHE NJË TAKIM MBYLLET PA MARRËVESHJE

Kurti_Mustafa-e1575300903168-695×310

Liderët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, do të takohen edhe një herë sot. Por, ndryshe nga takimet e shpeshta që kanë pasur muajve të fundit, ata sot do të takohen me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë dhe me Shefen e Misionit të BE-së, Nataliya Apostolova. Ndërkohë, ndonëse u paralajmërua se marrëveshja për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së mund të arrihej përfundimisht dje, kjo nuk ndodhi.

Pa marrëveshje ka përfunduar edhe takimi i së hënës ndërmjet udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndonëse para takimit kreu i LDK-së Isa Mustafa kishte shfaqur vullnetin për arritjen e kësaj marrëveshje: ‘Për atë po shkojmë, ne jemi të gatshëm të përfundojmë marrëveshjen.”

Nënkryetarja e LVV-së Albulena Haxhiu ka thënë se nuk është arritur marrëveshje, por pajtueshmëri për të vazhduar takimet.

Në një postim në Facebook Lëvizja Vetëveëndosje njofton se takimi i radhës do të mbahet nesër në të cilin do të jenë edhe ambasadorët e QUINT-it si dhe shefja e misionit të BE-së në Prishtinë.

Kësaj radhe madje edhe mediat ishin lejuar që të qëndronin në hollin e Kuvendit ku edhe po mbahej takimi. Por me të përfunduar takimi i pari ishte Mustafa që u largua fshehtas nga mediat, por që u fotografua nga ekipi i TV Klan derisa Kurti më pas shfryëzoi hyrjen tjetër të Kuvendit edhe ai duke u ikur mediave.

Derisa mediat brenda hollit nuk janë lejuar që të dalin nga objekti i Kuvendit pa u larguar krerët e këtyre partive.

Janë bërë dy muaj nga certifikimi i rezultateve e rreth 4 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa Kosova ende është pa qeveri, mandatari për kryeministër Albin Kurti ka afat deri më 4 shkurt që të sigurojë shumicën parlamentare për të formuar qeverinë.  /Blerta Dallosh-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia