Macron edhe 6 vite sponsor i kombëtares

FSHF dhe kompania Macron nënshkruan marrëveshjen e sponsorizimit për periudhën 2022-2027

Macron do të jetë sponsor teknik i kombëtares shqiptare të futbollit edhe për 6 vite të tjera.

Federata Shqiptare e Futbollit nënshkroi një marrëveshje të re me kompaninë e aksesorëve sportive për periudhën 2022-2027, me të cilën bashkëpunon që nga viti 2016. Nga marrëveshja e rinovuar, FSHF-ja do të përfitojë 4 milionë Euro për 6 vitet e ardhshme.

Me kontratën e re, Macron do të mbështesë me uniforma falas të gjithë individët që luajnë futboll në Shqipëri, përmes projektit “Uniforma ime”.

Në një ceremoninë e zhvilluar në ambientet e stadiumit “Air Albania” ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i kompanisë “Macron”, Gianluca Pavanello si dhe tre futbollistët e Kombëtares, Myrto Uzuni, Bekim Balaj dhe Enea Mihaj.

Kreu i institucionit nr. 1 të futbollit shqiptar u bëri thirrje tifozëve që ta mbështesin skuadrën në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania”.

“Një rezultat shumë pozitiv i hap shumë perspektiva pozitive ekipit tonë kombëtar dhe futbollit në përgjithësi. I bëj thrrjve të gjithëve që të vijnë ta mbështesin ekipin në stadium, djemve që t’i kënaqësin ata që do vijnë në stadium me një lojë të bukur, por kryesisht me një rezultat pozitiv”.

Kompania italiane ka sjellë për herë të parë në historinë e kuqezinjve fanellat e personalizuara, me të cilat përfaqësuesja shqiptare u prezantua në finalet e kampionatit europian “France 2016”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share