Macron: Gati për të finalizuar marrëveshjen midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në ditët që vijnë

Në konferencën për shtyp të ditës së dytë të samitit europian tê 23 dhe 24 qershorit, presidenti francez, Emmanuel Macron ka përshëndetur votimin në parlamentin bullgar, raporton KlanMacedoni.

Sipas tij, ky votim që hap rrugën për negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe rrjedhimisht edhe rrugën për Shqipërinë. “Në orët në vijim do vazhdojmë me detajet teknike që të finalizojmë një marrëveshje në ditët që vijnë. Makineria e Bashkimit Europian këtu është gati të punojë për aprovimin e marrëveshjes dhe të zbatojë atë që mund të vendoset. Dua të përshëndes forcat politike në Bullgari dhe përpjekjet që ka bërë Maqedonia e Veriut. Ka ende punë për të bërë, por tashmë është shënuar një përparim i rëndësishëm” – raporton Erisa Zykaj tv Klan-Bruksel.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share