Macron: Gjetëm zgjidhje për kontestin Shkup-Sofje

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë dakorduar për të tejkaluar kontestin rreth përmbajtjes së Kornizës negociuese me të cilën Shkupi duhet t`I zhvillojë negociatat me BE-në. Këtë lajm pasdite në Madrid e ka bërë publike, Presidenti francez Emanuel Macron. “Mendoj se gjetëm kompromisin rreth kontestit Bullgari – Maqedoni e Veriut për kornizën negociuese për hyrje në BE” – ka deklaruar Macron në margjinat e Samitit të NATO-s në Madrid.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Presidenti francez nuk ka dhënë detaje rreth kompromisit të mundshëm, por ekziston mundësia që ky propozim të mos ngërthej zgjidhje të shpejtë, por mënyrën që edhe pala e Maqedonisë së Veriut të prononcohet rreth marrëveshjes përmes konsultimeve në Qeveri dhe Parlament. /KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share