close
Bota

Macron-Le Pen, nuk priten surpriza në raundin e dytë

macron-1

Analistët thonë se presidenti aktual duhet t’i bindë francezët dhe t’u përgjigjet problemeve të tyre

Analistët politikë paralajmërojnë se edhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale franceze mund të mos prodhojë asgjë të re.

Presidenti Emmanuel Macron fitoi ndaj pretendentes së ekstremit të djathtë Marine Le Pen në raundin e pare, por ai tashmë do të kërkojë vota shtesë në qendrat industriale të Francës veriore, një bastion i rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen, me të cilën ai do të përballet në balotazhin presidencial të 24 Prillit.

Kreu i Elizesë dhe Le Pen dolën në krye në votimin e raundit të parë të së dielës, duke risjellë një “deja vu” të balotazhit të vitit 2017.

“Ne shohim një parashikim votimi prej 54% në favor të Emmanuel Macron. Kjo do të thotë diçka që duket si një përplasje klasike majtas-djathtas, përveç se është kundër Marine Le Pen. Ka një avantazh për Emmanuel Macron, por çelësi i votimit janë votuesit e veteranit të majtë Jean-Luc Melenchon. Atje do të kishim 34% që votojnë për Emmanuel Macron, 30 % për Marine Le Pen dhe 36% që nuk do të votojë. Pra, kjo është dinamika mes dy liderëve dhe është vendimtare. Përparësia shkon tek Macron, por asgjë nuk është vendosur”.

Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha se Macron do të kalojë dy javët e ardhshme duke u përpjekur të bindë votuesit që të votojnë për të në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke shtuar se ai ishte kundër formimit të një qeverie koalicioni.

“Ajo që ne mund të shohim qartë në situatën aktuale politike është se ne duhet të mbledhim njerëz sa më larg, të hapemi, t’u përgjigjemi shqetësimeve të francezëve që janë të zhgënjyer, t’i bindim ata dhe të përgjigjemi konkretisht. Ne kemi gjëra më të mira për të bërë sesa të kalosh pesë vjet përpjekje për të rregulluar copat e vogla e për të ndërtuar një shumicë”.

Sondazhet parashikojnë një raund të dytë të ashpër, ku Macron do të fitojë me vetëm 51% të votave dhe 49% për Le Pen. Hendeku është aq i ngushtë sa fitorja në të dyja anët është brenda kufirit të gabimit.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia